X

Rama: Gati për një tjetër marrëveshje me Bashën, në çdo sekondë, në çdo datë!

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në çdo datë dhe çdo kohë. I pyetur nga gazetarët në studio, nëse do të pranonte marrëveshje me Bashën, ai tha se do ta bënte një gjë të tillë, përveç datës 17 nëntor, kur është çlirimi i Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.

“Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, në 17 mars, 17, qershor, 17 tetor… përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar. Zgjedhje të parakohshme? Unë jam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin” – tha Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Mesazhi’ i Berishës për Ramën: Edhe në Hënë të shkosh, nuk merr dot mandat të tretë!

I ftuar në emisionin "Tempora" të gazetares Sonila Meço, në Ora News, ish-kryeministri teksa komentonte zhvillimet e fundit në vend,...

Close