X

Plas sherri/ Rama i kujton fallxhoren, Meta ia kthen me “gruan e Bilalit”

Në intervistën që dha për emisionin “Real Story” Kryeministri Edi Rama foli edhe për akuzat e fundit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka kërcënuar edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit. Rama tha se nuk i ka ndjekur zhvillimet e fundit politike, duke shtuar se “nga Meta pret gjithçka”.

“Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo”, – tha Rama.

“Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet? Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.

Ka qenë presidenti më i mirë i mundshëm për opozitën, por për Shqipërinë jo fatkeqësisht. Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë” – tha Rama dhe u largua nga emisioni.

Por nuk ka munguar reagimi i presidentit Meta të cilit duket se nuk i ka pëlqyer përmendja e “fallxhores” nga ana e Ramës. Në një koment të zëdhënësit të Metës në Facebook shkruhet: “Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”. Në këtë mënyrë Presidenti i kujton Ramës mënyrën se si arriti të siguronte foton me Obamën.

 

Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!

Publiée par Tedi Blushi sur Mardi 18 février 2020

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rama: Gati për një tjetër marrëveshje me Bashën, në çdo sekondë, në çdo datë!

Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Real Story” se është i gatshëm të bëjë marrëveshje me kreun e Partisë Demokratike,...

Close