X

Me gruan në lokal, momentet e fundit të Jan Prengës para se të rrëmbehej (FOTO)

Vrasja e 49-vjeçarit Jan Prenga vijon të jetë në qendër të opinionit publik për misterin që përmban vetë kjo ngjarje e rëndë.

Së fundmi, detaje të reja kanë dalë në drite përmes fotove që tregojnë momentet e fundit të Prengës para rrëmbimit, mëngjesin e 17 janarit. 49-vjeçari siç mund të dallohet përmes fotove shfaqet në një lokal, së bashku me bashkëshorten, ku më pas ngrihen dhe largohen. Ky ka qenë dhe momenti i fundit, kur Prenga është parë në lagjen ku banonte.

Ndërkohë më pas ai është rrëmbyer në rrugën “London”, ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka humbur jetën dhe më pas zhdukur, ndërsa nuk është gjetur ende trupi i tij. Sipas policisë, rrëmbimi i Jan Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe ka mbërritur i vdekur në bodrumin e resorit “Golden”, në Shijak.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Harrojnë prizën në korrent, zjarri shkrumbon totalisht banesën në Tepelenë

Një banesë është shkrumbuar plotësisht nga flakët, në fshatin Beçisht të Tepelenës. Banesa është në pronës të shtetasit Kalo Hoxha,...

Close