X

Atletiko Madrid fiton ndaj Liverpool, spanjollëve u mjaftojnë vetëm katër minuta

Atletiko Madrid i mjaftuan katër minuta lojë për të fituar 1-0 ndaj Liverpool në “Wanda Metropolitano” në ndeshjen e parë të këtij çifti për Ligën e Kampionëve.

Saul realizoi që në minutën e 4-t të sfidës duke i dhënë një avantazh spanjollëve të cilët më pas të udhëzuar në perfeksion nga Simeone ditën se si të mbanin larg porte sulmin e rrezikshëm të kampionëve në fuqi.

Për më tepër, ishin vendasit ata të cilët me kundërsulme rrezikuan disa herë të shënonin golin e dytë të ndeshjes, me mbrojtjen e Liverpoolit që nuk ishte edhe aq hermetike sa është shfaqur në ndeshjet fundit. Ndonëse Klop provoi në të gjitha mënyrat të ndryshonte lojën e skuadrës, rezultati 1-0 rezistoi deri në fund dhe Atletiko Madrid doli me një rezultat shumë të rëndësishëm nga fusha e vet, në pritje të vizitës në “Anfield”.

A. Madrid-Liverpool 1-0
4′ Saul

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Haland është makineri golash, Borusia e Dortmundit mposht PSG-në në shtëpi

Borusia e Dortmundit ka dalë me një fitore shumë të rëndësishme 2-1 nga “Iduna Park” ndaj PSG-së, duke krijuar një...

Close