X

Rindërtimi/ Konferenca e Donatorëve mbledh 1.15 miliardë euro grante dhe kredi për Shqipërinë

Shqipëria ka arritur të mbledhë plotë 1.15 miliardë euro në konferencën e donatorëve, duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Kjo shifër ndahet mes granteve dhe kredive. Rreth 400 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër e parave, janë kredi.

Fondet do të përdoren për procesin e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama e quajti rezultatin e kësaj konference “një magji përtej imagjinatës”.

Lista e donacioneve dhe kredive sipas shteteve: 

BE- 100 milion euro

KE- 15 milion euro

Gjermania – 11 milion euro

Italia-  65 milionë euro

Franca-  100 milion euro

Suedia-  5.6 milion euro

Britania e Madhe- 1 milion pound

Kroacia- 1 milion euro

Luksemburgu-  250 mijë euro

Serbia- 2 milionë euro

Polonia-  2.7 milion euro

Danimarka-  2.7 milione euro

Greqia-  2.5 milione euro dhe 200 shtëpi,

Holanda- 3 milion euro,

Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e  objekteve arsimore,

Austria jep 1 milion euro për rindërtimin,

Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna,

Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Italia dhuron një shumë të madhe për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për...

Close