X

Rebiç sërish vendimtar, Milani rikthehet te fitorja

Milani lë pas zhgënjimin e derbit dhe barazimin e hidhur në fund ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, duke u rikthyer te fitorja në kampionat, me fitoren 1-0 ndaj Torinos.

Kuqezinjtë mposhtën për herë të dytë radhazi në harkun e pak ditëve Torinon që këtë herë kishte në stol Moreno Longon dhe jo Walter Mazzarrin si në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Në San Siro vendosi gjithçka një gol i Ante Rebic, njeriut të momentit te Milani pas një asisti që mori nga Castillejo në minutën e 25-të.

Milani vuajti por e ruajti avantazhin deri në fund duke marë një fitore shumë të rëndësishme që e ngjiti në vendin e 8-të në kuotën e 35 pikëve, 10 pikë larg zonës Champions ose vendit të 4-t që mbahet nga Atalanta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Skandali në Spanjë, presidenti i Barcelonës bashkëpunon me një kompani kundër lojtarëve dhe ish-lojtarëve të klubit

Një lajm tronditës është përhapur në Spanjë, teksa një program në media ka zbuluar se presidenti i katalanasve, Josep Maria...

Close