X

Rama kërkon vendin e Britanisë në BE: “Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni”!

“Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni, ndërsa ne mundohemi të rimëkëmbemi. Ju patët vetë tërmetin tuaj me BREXIT dhe unë që vija nga një vend i vogël dhe që kërkojmë të hyjmë në BE, isha shumë i trishtë të shihja që Mbretëria e Bashkuar largohej prej saj”.

Kjo ka qenë shprehja që Rama ka përdorur në konferencën e donatorëve, duke u përpjekur të joshë ndërkombëtarët për dhënien e ndihmave për tërmetin 26 nëntorit.

“Sa krenar do të isha që flamuri i Shqipërisë të zëvendësonte atë të Mbretërisë së Bashkuar këtu në Bruksel, por nuk do t’jua thosha bëjeni. Unë ndjehem kaq mirë të zbulonim në momentet tona tragjike që nuk ishim vetëm, sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer, që vinin nga qielli, deti toka rajoni, kontinenti e përtej”, tha Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Konferenca e Donatorëve, Gjermania jep 11 milionë euro për tërmetin në Shqipëri

Gjermania, një nga vendet prej të cilit pritshmëria ishte e madhe, njoftoi sot zyrtarisht se do të japë 11 milionë...

Close