X

Manchester United fiton ndaj Chelsea, ndizet gara për vendin e katërt

Manchester United fiton me Chelsea-n (2-0) brenda në “Stamford Bridge” në supersfidën e javës së 26-të të Premier League dhe e bën më të ashpër se kurrë garën për vendin e 4-t në kampionatin anglez.

Vijon momenti jo i Chelsea që në katër ndeshjet e fundit nuk njeh fitore dhe ka grumbulluar vetëm dy pikë në Premier League ndërkohë United në krahun tjetër u rikthye te suksesi pas dy humbjesh dhe një barazimi. Në fundin e pjesës së parë Anthony Martial me një goditje të bukur me kokë mposhti Caballeron dhe kaloi në epërsi “Djajtë e Kuq”.

Në fillimin e pjesës së dytë me Zouma por goli i tij u anulua për një faull të kapitenit Azpilicueta. Fitoren e Manchester United e vulosi Harry Maguire në minutën e 66-të pas asistit të Bruno Fernandes. Shtylla pak para fundit i tha jo golit të Chelsea-t pas tentativës nga goditja standarte e Mount. Me këtë fitore United e ngushtoi në vetëm tri pikë diferencën me Chelsea-n e vendit të 4-t, me Blutë e Londrës që ndjejnë edhe presionin e Tottenham që ka vetëm një pikë më pak.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Rebiç sërish vendimtar, Milani rikthehet te fitorja

Milani lë pas zhgënjimin e derbit dhe barazimin e hidhur në fund ndaj Juventusit në Kupën e Italisë, duke u...

Close