X

Konferenca e Donatorëve, Gjermania jep 11 milionë euro për tërmetin në Shqipëri

Gjermania, një nga vendet prej të cilit pritshmëria ishte e madhe, njoftoi sot zyrtarisht se do të japë 11 milionë euro ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në vendin tonë.

Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Jashtëm Federal, Heiko Maas, në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

‘Tërmeti i rëndë i nëntorit, që goditi Shqipërinë, mori 51 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme serioze. Gjermania ofroi menjëherë ndihmën e saj nëpërmjet ekspertëve të Agjencisë të Asistencës Teknike. Por tani bëhet fjalë për rindërtimin.

Qytetarët në zonat e prekura kanë nevojë për banesa, shkolla dhe kopshte. Gjermania vë në dispozicion për këtë 11 milionë euro.

Është një dëshmi e fortë e solidaritetit të BE-së me Shqipërinë fakti që Komisioni Evropian po koordinon asistencën ndërkombëtare të emergjencës dhe ka thirrur për këtë qëllim konferencën e sotme të donatorëve’, deklaroi Ministri i Jashtëm Federal Heiko Maas.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryetari i degës së PD Fier takon grevistët e urisë në stacionin e Poçemit: Shteti të ndërhyjë menjëherë!

Kryetari i degës së PD, në Fier, Luan Baçi, ka takuar sot grevistët e urisë në stacionin e Poçemit. Baçi...

Close