X

Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin në Shqipëri

Italia dhuron një shumë të madhe për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian, t’iu rikthehen ëndrrave të tyre.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm katër ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.

Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi “gjunjëzon” botën, po shkon në dy mijë numri i viktimave

Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa...

Close