X

FOTO/ Gjesti domethënës i Turqisë, dy urat në Stamboll dhe kulla në Ankara me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Përveç urimeve, Turqia ka vendosur të nderojë Kosovën me rastin e 12- vjetorit të pavarësisë së saj. Dy urat simbol të Stambollit, Fatih Sultan Mehmet dhe Yavuz Sultan Selim u veshën këtë mbrëmje me ngjyrat verdh e blu të Kosovës.

Po ashtu edhe qiellgërvishtësja simbol e kryeqytetit turk të Ankarasë sot u shfaq me ngjyrat verdh e blu si dhe me një urim për Kosovën. Janë 5 milion qytetarë në Turqi që kanë prejardhje nga Shqipëria ose trevat e saj nga të cilët 1.3 milion të njohur nga shteti turk dhe 500 mijë që flasin gjuhën shqipe apo njohin kulturën dhe traditat. Shumica e shqiptarëve të cilët jetojnë në Turqi janë me origjinë nga Kosova.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Urimi në gjuhën shqipe i Dua Lipës për pavarësinë e Kosovës (FOTO)

Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë të shënuar shumë nga personalitetet e njohura kanë bërë urimet e...

Close