X

Do të transferonte me çantë mbi 12 mijë euro të padeklaruara jashtë shtetit, procedohet penalisht 20-vjeçarja në Rinas

Një 20-vjeçare është proceduar penalisht në Rinas pasi tentoi të transferojë ilegalisht jashtë shtetit 12 mijë e 450 euro.

Ajo i kishte future në një çantë, por I.K. u kap gjatë kontrolleve të ushtruara ku iu gjetën dhe sasia e parave të padeklaruara.

NJOFTIMI I POLICISË

Rinas

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Rama kërkon vendin e Britanisë në BE: “Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni”!

“Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni, ndërsa ne mundohemi të rimëkëmbemi. Ju patët vetë tërmetin tuaj me BREXIT dhe unë...

Close