X

Deklarata e fortë e Metës për Ramën dhe Rilindjen: Para se të më shkarkojnë, do t’i shkarkoj unë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë mjaft të fortë në emisionin “Open”. Pasi ka denoncuar tentativën e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, duke anashkaluar rolin e Presidentit në zgjedhjen e anëtarëve të kësaj gjykate, Meta ka deklaruar se në rast të përpjekjes së Ramës dhe Rilindjes për ta shkarkaur, ai do të veprojë duke i shkarkuar ata më parë dhe do të “veprojë me dekrete”.

“Përpara se të më shkarkojnë ata mua, i shkarkoj unë më përpara. Megjthëse ata tashmë të shkarkuar janë. Çfarë legjitimiteti ka ky parlament?

Unë do të bëj çfarë është e mundur që të shmang përplasjen, por nëse ata e kanë me kaq dëshirë t’i shkojnë deri në fund grushtit të shtetit, le t’i shkojnë.

Unë do të bëj gjithçka kam në dorë. Si do të reagoj unë? Unë do të flas me dekrete. Kur të vijë momenti unë do t’ju drejtohem si President i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka ardhur momenti ende” – deklaroiMeta.

Presidenti e ka përmendur disa herë në emision, faktin se do të “flasë me dekrete”, duke nënkuptuar indirekt se mund të shkojë drejt shpërndarjes së parlamentit.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Aksidenti në Yzberisht, policia jep detaje për ngjarjen

Policia ka dhënë detaje në lidhje me një aksident që ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Yzberishtit në...

Close