X

Bisedat skandaloze! Drejtori në Krujë i merrr 900 mijë lekë ryshfet pensionistit

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka publikuar bisedat e dy zyrtarëve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë, teksa i marrin 900 mijë lekë një pensionisti, pasi e kanë sorollatur për disa muaj, duke mos i dhënë zgjidhje.

Bisedat:

Takim i qytetarit me Përgjegjësin e ISSH Krujë.

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Si i ke punët, a u lodhe?

Pensionisti – Me Ibrahimin e kena ba një muhabet

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po

Pensionisti – Me më ndihmu sipas llafit

Përgjegjësi i ISSH Krujë – E ke tek Apeli në Durrës apo gjykata e shkallës par.

Pensionisti – Te administrativja.

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Administrativja

Pensionisti –Në dorë e ka ndërmarrja e Durrësit ma

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Përfaqësuesja a ka qenë një gocë bionde?

Pensionisti – Ajo goca e ato e kanë në dorë.

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Nigjo një sekondë unë i them mos me ta ankimu. Kur e ke gjyqin e fundit? Kë ke avokat?

Pensionisti – S’kam avokat. E kam llogaritur me ju tani më këtë punë. Nuk kam mundësi me paguar në dy krahët. Si me ka kërkuar Ibrahimi i kam marr bap bap. Nuk e di kur e jep vendimin

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Ta ka shtyrë

Pensionisti – A e ka ba në Shtator me 18

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po pra se ishte Gushti

Pensionisti – A je nis për Durrës?

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po

Pensionisti – A pimë kafe a të shoqëroi rrugës? Të jap ç’kam me të dhënë

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Kam makinën aty poshtë, po shkoi dy minuta në banjo e ikim. Puna është se gjyqi do shtyhet deri në Shtator. Sa të shkoi një qik në banjo dh erdha.

Pensionisti – A të shkojmë direkt? Kjo është makina jote?

Përgjegjësi i ISSH Krujë – E kam poshtë, poshtë. Ma thuaj emrin gjatë ti?

Pensionisti – Hamit, Hamit Lama

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Emri babës, babës

Pensionisti – S…

Përgjegjësi i ISSH Krujë –Gjyqi për çfarë periudhe bëhet fjalë?

Pensionisti – Punën e gjyqit e kam ba që në Maj që kaloj ore burrë?

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Çfarë viti kanë qenë që s’njihen?

Pensionisti – 90 – 93, s’ka derdh fare sigurimet shoqërore dhe 10 vitet fundit kam kontribut si bujk. Kam kontribut 20 vite, 10 i kanë heq.

Përgjegjësi i ISSH Krujë – 10 vite bujk nuk t’i kanë njohur?

Pensionisti – S’mi kanë njohur si bujk, gjysmën.Tani ore byrazer meqenëse ke për ta bërë një fare pune

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Them se po

Pensionisti – Unë këto kam mundësi, 600 më ka thënë ( 600 mijë lekë të vjetra)

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po, futi në mes. Ishalla mbaron punë i kam thënë. Më jep numrin tënd

Pensionisti – 06……..

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po erdha sot të bëj telefon kur të vijë. Po nuk erdha sot se nuk e di sa do vonohem nesër të bëj telefon e takohemi këtu

Takimi i dytë me Përgjegjësi i ISSH-së Krujën

Përgjegjësi i ISSH Krujë – M’i jep, dua me ja çu sa më shpejtë të dhënat. Gjyqtar më tha mua vetëm të më japi të dhënat me ça ka ça s’ka se kam me të ndihmuar shumë shpejtë.

Pensionisti – Tani kjo është gjyqtarja.

Përgjegjësi i ISSH Krujë –A ta bëj një foto unë?

Pensionisti – Po

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Edhe ta lejë ty origjinalen.

Pensionisti –A ka noj fare garancie, si thua ti?

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Them se po. Vetëm na jep të dhënat tha, se i lidhë punë përditë e njofin thonë lene. I thonë nuk kena për t’ja ankimuar ne, i thonë ndihmoje se s’do të prishim punë. Ata më kanë thënë se do të ndihmojnë.

Thuaj të më japi të dhënat e gjyqtarëve thuaj përveç se do ta ndihmojmë më shumë. Ja çoj sot të dhënat. Ja çoj edhe me telefon me foto se duan me ditë se kush është. Mbrapa ça të më njoftojnë ata të njoftoj unë ty. Është e mbarume kjo punë vetëm më thuaj gjyqtaren më tha.

Takimi i tretë me Pergjegjësi i ISSH Krujën

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Tani jam duke ikur se kam punë. Kam fol me të, më ka thënë ka për të shkuar herë tjetër më tha ka për t’i mbaruar ajo punë në rregull.

Pensionisti – Tani na lind një problem se mirë se nuk do bëjnë apel ato, po mos më lënë mua ndonjë përdreçe për me ba apel unë.

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Jo, nuk ta lenë.

Pensionisti – Se varet se ça qesin

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Nuk ta lenë pra, këtë punë e ke të mbarume.

Pensionisti – Sekretarja ma komunikoi dje.Më tha do ta komunikojmë vendimin me telefon.

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Pas 15 ditësh del vendimi me letra dhe pastaj ta bëj unë, nuk kanë për ta ankimuar në rregull? Të dish një gjë edhe vendimi, llogaritja bëhet tek ne mbrapa. Nuk bëhet atje.Je i qartë?

Pas vonesës për zbardhjen vendimit, pensionisti takon gjyqtaren e çështjes

Gjyqtarja – Nuk ta kam bërë vendimin

Pensionisti – Pse

Gjyqtarja – Po s’ta kam bërë se kam shumë punë dhe do ta komunikoj me shërbim postarë, mirë?

Pensionisti – Sot një muaj sikur ka qenë, sikur është vonë një çik?

Gjyqtarja – Ore ai mundet të shkoj edhe një vite se sa punë kam unë.

Pensionisti – Me zbardh një vendim një muaj, gjashtë muaj një vite? Kjo smë…

Gjyqtarja – Ku të vajtën gjashtë muaj që vajte direkt

Pensionisti – Po ti the edhe një vit mundet të zgjasë

Gjyqtarja –Po mirë, mirë po them. Po që unë do ta komunikoj ti nuk e di se kur do ta komunikoj mundet të vijë edhe surprizë. Ça të them unë ty? Po, po të them që nuk e kam arsyetuar se kam shumë punë.

Pensionisti – Po a ka ndonjë ditë mundë të pres?

Gjyqtarja –Jo nuk do presësh sepse do të vij me shërbim postar. Kam gjyq tjetër të lutem se jam lodhur shumë duke dhënë shpjegime për gjëra që jo të gjitha varen nga unë.

Pensionisti – Mua po më shkon tek tre vite si kërkesë

Gjyqtarja – Nuk është për fajin tim tre vjetshi..

Pensionisti – Unë po pres të bëhet 70 vjetshi që të bëhet një pension.

Gjyqtarja – Të mbushësh e ta hashë pensionin unë s’po të them gjë. Prandaj po të them unë po të tregohem e sinqertë o Hamit nuk ta kam zbardhur se kam shumë punë. Unë po të them se kam 450 dosje që më presin këtu, ti…

Pensionisti – A mundet të bësh një sakrificë që mund të ma zbardhësh këtë javë a dhjetë ditë?

Gjyqtarja –Këtë jave jo, jo fare s’bëhet fjalë sepse kam shumë dosje, nuk e di sa pensionistë që po më presin. Kështu që do duhet pak kohë që ta zbardh.

Pensionisti – M’u duk si zvarritje ndoshta jo për faj….

Gjyqtarja – A ku s’ta rrëzova unë ty. Të kisha rrëzuar unë ty, po . A kur s’ta rrëzova ty, ik, ik Hamit ik

Takimi katërt me Pergjegjësin e ISSH Krujën

Pensionisti – Ç’habere ishin andej nga Durrësi?

Përgjegjësi i ISSH Krujë – S’ka mbaruar hala afati I ankimimit, do edhe dy ditë. Duhet vendim I formës prerë. Nesër bën 15 ditë. Presin deri ditën e fundit të mos bëhet ankimin.

Pensionisti –S’kanë filluar me ba llogaritë ata?

Përgjegjësi i ISSH Krujë –Hapet dosja në sistem, se nuk mundet të hapet dosja në sistem pa, pa kalu afati. Se sistemi që hapim ne dosjen është onlain. Nuk ta lejon instituti për ta hapur para kohe.

Pensionisti – A bisedove si do të shkoj çështja?

Përgjegjësi i ISSH Krujë – I kam bisedu. I kam thënë edhe dje kur të bëhen llogaritjet një kafe kam me ju dhanë, vetëm të bëhen llogaritjet që të mos merret më me dosjen.

Pensionisti – S’ma llogarisin tamam?

Përgjegjësi i ISSH Krujë –Ata kanë për ta llogaritur tamam. Kam për të shkuar të premten t’i them unë. Vetëm ma shihni mirë që të mos hyj për ta shqyrtuar ma . E para e fut inspektori punës, kalo shefja e pensioneve tek financa, kalon tre duar a e kupton?

Pas takimit me specialistët e Drejtorisë Rajonale të ISSH Durrës, përgjegjësi i ISSH-së Krujë dhe inspektori takojnë pensionistin

Inspektori i ISSH Krujë – Deri në fund të muajit ke për të marr paret, deri në fund të muajit.

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Deri n fund I merr, në fund është hapur dosja deri në fund të muajit tani i ke gati. Ata e kishin qef tek 300 mijë lekëshin ( të vjetra) shihe vetë

Pensionisti –Tani , tani sa ja kanë vu tarifën

Përgjegjësi i ISSH Krujë – 300 mijë lekë ( të vjetra) e kishin qefin

Pensionisti – Ke 300 mijë lekë ( të vjetra)?

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po deri në fund të muajit domethënë se..

Inspektori i ISSH Krujë – Kanë marrë paret

Përgjegjësi i ISSH Krujë –Është hap dosja, po në fund që i bien me falu pensionin e të gjitha

Pensionisti – Tani koifiçenti është i plotë 37 vjet

Inspektori i ISSH Krujë – Të mos ngeli merak ty se ka fol bashkë me dorën ai

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Dëgjo një sekondë, I kam fol asaj që ka për të lidh dosjen që ka për të bërë llogaritjen dhe I thashë një kafe. Dhe ata e kishin kaq, kaq ka për ti pru dhe I thashë ke për t’ja llogarit. Kam për t’ja llogarit si për vete tha se ajo ka për ta llogarit për hallin e vetë para

Pensionisti – Me një fjalë një 300 do marri

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po

Dhënia e lekëve Përgjegjësi i ISSH Krujë Eduart Zogu

Inspektori i ISSH Krujë – Tek puna e ke tek zyra, shkoi atje

Pensionisti – Ke për të ikur për Durrës

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po, kam për të ikur më vonë.

Pensionisti – A t’i jap qito ( lekët)?Pasha Zoten mezi I kam grumbulluar

Përgjegjësi i ISSH Krujë –Hë se i shoh mbrapa s’ka gjë

Pensionisti – S’i kam numëruar veç…

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Hë se i numërojmë, i numërojmë.

Pensionisti – U bën tre? 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13,14, (300 mijë lekë të vjetra )

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Do të hapet tani dhe në fund të muajit e ke gati ( dosja).Me 1 kalojnë fondet.

Pensionisti – Besoi se janë të kënaq

Përgjegjësi i ISSH Krujë – Po

Menjëherë pas publikimit të rastit, reagon edhe Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, i cili njofton shkarkimin e punonjësit në fjalë.

“Deklaratë për shtyp

Shkarkohen dy zyrtarët lokalë të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, Krujë.

Nisur nga denoncimi i bërë sonte në emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Kombëtar Top-Channel nga qytetari Hamid Lama, se ka paguar dy shuma të ndryshme (dhënë me rregjistrim me figurë nga ky televizion), ndaj dy zyrtarëve të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, Krujë, Eduart Zogu, me detyrë përgjegjës i ALSSH Krujë, si dhe Inspektorit të Bujkut në këtë Agjenci, Ibrahim Gurra, urdhërova shkarkimin e menjëhershëm nga puna dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të të dy zyrtarëve.

Falenderoj median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Fondet për rindërtimin, Mero Baze: Rama është hero! E përballoi tërmetin fizikisht dhe politikisht në kufijtë e mbijetesës

Gazetari Mero Baze, ka bërë një shkrim në gazetën Tema, për fondet që Shqipëria ka siguruar në Konferencën e Donatorëve....

Close