X

Vlorë/ E zë poshtë zetori, plagoset rëndë 44-vjeçari

Një 44-vjeçar me inicialet N.M. ka marrë dëmtime të renda në trup pasi e ka zënë zetori. Ai ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndersa zetori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë e Vogel, në Vlore. 44-vjeçari është transportuar në spitalin e Vlores.

Informacioni i policisë: Rreth orës 18:00, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, shtetasi N. M duke punuar tokën me zetor, dyshohet se si pasojë e përmbysjes aksidentale të zetorit, 44-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Greva e punëtorëve në Poçem, Kryemadhi letër Ballukut dhe Kryeprokurorit: T’u jepen pagat e prapambetura, të gjenden përgjegjësit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka drejtuar një letër disa institucioneve shtetërore se Prokurorisë së Përgjithshme, dhe në veçanti...

Close