X

Takimi i Kurtit me homologun kroat, Plenkoviç: Mbështesim Kosovën për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të shtunën në Mynih homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç.

Siç raporton “Total-Croatia-News”, gjatë këtij takimi, Pllenkoviqi i ka thënë Kurtit se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën të afrohet me BE-në, sikurse edhe për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës.

“Kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, e uruam për marrjen e detyrës dhe e njoftuam me prioritetet e BE-së gjatë kryesimit të Kroacisë, në mesin e të cilave është vazhdimi i dinamikës së zgjerimit të BE-së si dhe mbajtja e Samitit të Zagrebit”, tha Plenkoviç në një postim në Twitter.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar shkurtimisht se ka takuar liderë të vendeve të rajonit, si atë të Sllovenisë, Sllovakisë, Kroacisë e të Maqedonisë së Veriut, por pa dhënë detaje.

Kurse, në një postim të vonshëm mbrëmë, Kurti ka njoftuar se ka takuar edhe diplomatin e lartë amerikan, Philip Reeker.

“Ishte kënaqësi të takoja diplomatin e lartë amerikan, Philip T. Reeker, i cili e njeh shumë mirë Ballkanin Perëndimor. Po ashtu takova edhe anëtarë të Parlamentit gjerman, Peter Beyerin dhe Christian Schmidtin. Në Konferencën për Siguri në Munih theksova se Kosova ka nevojë për këshilla dhe asistencë për të ofruar vende pune dhe drejtësi”, shkroi Kurti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
“Zëri i Amerikës”: Korruspsioni në Shqipëri në rritje

Nga Mimoza Picari Korrupsioni në Shqipëri, sipas organizatës "Transparency International, Bankës Botërore dhe disa organizatave monitoruese shqiptare, është përkeqësuar. Kontrolli...

Close