X

Takimi i informal në Bruksel, Thaçi: Do të kërkoj liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në takimin informal të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Para takimit në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se do të kërkojë liberalizimin e vizave. Më tej Presidenti i Kosovës shton se, BE-ja duhet të mbajë premtimin për qytetarët e Kosovës ndërsa edhe ai konfirmon se në takim diskutohet për mundësine përshpejtimit të zgjerimit të BE.

“Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim do të kërkoj edhe një herë që BE-ja ta plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, shkruan Thaçi.

Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenkoviç dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb në maj të këtij viti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Aksident me pasojë vdekjen/ Humb jetën 49-vjeçarja nga Kopliku

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe. Ngjarja e rëdnë ka ndodhur në...

Close