X

Spanjë/ Celta Vigo ndal Realin në Madrid

Celta Vigo ndal Realin e Madridit brenda në “Santiago Bernabeu” dhe i jep një asist Barcelonës në garën për titull.

Përfundoi në barazim 2-2 dueli mes Los Blancos dhe skuadrës galiciane me Celtan që kaloi në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me golin e rusit Smolov, por Reali reagoi në fraksionin e dytë duke përmbysur shifrat me finalizimet e Toni Kross (52′) dhe Sergio Ramos me penallti (65′).

Por Santi Mina, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt shokoi Santiago Bernabeun duke realizuar golin e barazimit për Celta Vigon.

Tashmë avantazhi i Realit ndaj Barçës në krye të klasifikimit të La Ligas është ngushtuar nga tri në vetëm një pikë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Lacio fiton ndaj Interit me përmbysje, tani vetëm një pikë larg Juventusit

Lacio tregon forcën me një ndeshje spektakolare të fituar 2-1 përballë Interit, për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme...

Close