X

Shkëlqejnë sulmuesit, Bayerni rimerr kreun në Bundesligë

Bayern Munich ngjitet sërish në krye të Bundesligës.

Bavarezët e Hansi Flick e humbën vetëm për pak orë vendin e parë sepse mesditën e kësaj të diele në kuadër të javës së 22-të të Bundesligës fituan me shifrat e thella 1-4 në fushën e Koln.

Në këtë diferencën e bëri treshja sulmuese e Bayernit me Gnabry-n që realizoi dy herë ndërkohë që realizuan fillimisht në 5 minutat e para edhe Lewandowski e Coman.

Pas vetëm 12 minutash, Bayerni kryesonte 0-3 dhe ky takim mori drejtim që në çerek-orëshin e parë të lojës. Golit e nderit për Koln e shënoi Uth në minutën e 72-të vetëm 6 minuta pasi Gnabry i kishte çuar shifrat në 0-4.

Me këtë fitore Bayerni u ngjit në kuotën e 46 pikëve, 1 më shumë se Leipzig dhe 4 më tepër se Dortmund i vendit të tretë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Juventusi rikthehet te fitorja, goleadë e Fiorentinës ndaj Sampdorias

Juventusi rikthehet menjëherë te fitorja në Serie A duke treguar se humbja në Verona ishte thjeshtë një aksident. Bardhezinjtë triumfuan...

Close