X

Marrёdhёnia transatlantike – Miq apo armiq?

Nga Matthias von Hein

Pёrbrenda kishte kohё qё ziente. Por tani krisjet nё marrёdhёniet transatlantike kanё dalё nё pah mё shumё se kurrё mё parё. Replika e ministritt ё Jashtёm amerikan, Mike Pompeo ndaj fjalimit hapёs tё Konferencёs sё Sigurisё, tё mbajtur nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier tregon: Europa ose tё paktёn Berlini e mё shumё Parisi janё larg Uashingtonit mё shumё se kurrё mё parё.

Imazhi i armikut – Kina

Delegacioni amerikan nё Mynih, pёr njё vit zgjedhor shumё i madh, u pёrpoq vёrtet qё tё mbyllte hendekun e krijuar nё tё dyja anёt e Atlantikut, ndryshe nga qeveria e presidentit Trump. Nё njё pikё janё tё njё mendimi kongresi amerikan dhe qeveria: Kina ёshtё armiku i ri. Kundrejt kёtij kёrcёnimi, kёshtu shpresohet, mundet qё europianёt dhe amerikanёt tё kthehen tek tё pёrbashkёtat e tyre. Sidoqoftё nuk pati ndonjё panel dsikutimi, fjalim apo bisedime nё Mynih, nё tё cilёn nga pala amerikane nuk u pёrmend zgjerimi i rrjetit tё telekomunikacionit 5G. Pёrfshirё edhe paralajmёrimet masive, nё rast tё lejimit tё Huaweit si ofrues tё pajisjeve tё rrjetit. Megjithё shqetёsimet e drejta: Gishti i ngritur gjithmonё lart sjell mё shumё refuzim.

Ajo qё dihet: Njё rikthim nё kohёt e lumtura tё marrёdhёnies miqёsore sё ngushtё transatlantike nuk do tё ketё mё. Tё paktёn nga ana retorike europianёt janё zgjuar. Shumё flitet pёr njё Europё sovrane nё politikёn strategjike. Kёrkohet qё Gjermania tё mёsojё sёrish gjuhёn e pushtetit, tё cilёn presidenti Macron duket se ndёrkohё e zotёron.

Pikё pёr idenё franceze

Me vёshtrim nga marrёdhёniet transatlantike duket se po konfigurohen tre pozicione: Vizioni francez i pavarёsisё europiane. Pozicioni i afrimit maksimal me Uashingtonin pavarёsisht se s ç’ndodh e qё gjendet sidomos nё Europёn Lindore. Dhe pozicioni i pavendosmёrisё mes kёtyre dy poleve, qё gjendet kryesisht nё Gjermani. Me njё lloj sigurie mund tё thuhet: Nёse Donald Trump zgjidhet edhe pёr katёr vite nё Shtёpinё e Bardhё, pozicioni francez do tё fitojё gjithnjё e mё shumё mbёshtetje, edhe nё Berlin.


Matthias von Hein

Dinamikё pёr debatin europian

Ndoshta paraqitja e presidentit francez, Emmanuel Macron mund tё quhet vёrtet pika kulmore e Konferencёs sё Sigurisё. Ai lufton i angazhuar pёr vetёpavarёsimin europian. Ai dёshiron njё politikё tё pёrbashkёt nё fushёn e mbrojtjes dhe atё tё jashtme. E nёse nuk arrihet kjo me 27 vendet anёtare tё mbetura pas Brexit, atёherё mjaft mirё edhe me ato vende anёtare, qё si Parisi duan tё krijojnё njё Europё tё aftё, para „rivalitetit tё superfuqive”, tё pёmendur aq shpesh nё konferencё.

Emmanuel Macron ka nxjerrё njё konkluzion: Ambiciet nuk mjaftojnё nё botё. Duhet edhe aftёsia pёr to. Reagimet gjermane nё Mynih ishin pёrgjithёsisht miratuese. Por nёse ato do tё pasohen nga veprat, mbetet tё pritet./DW

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Bardhi: Rama mbron Dakon, ka frikë nga të penduarit se i hanë kokën shefit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një status në Facebook shkruan se Edi Rama mbron ish-kreun e...

Close