X

Liverpool pa rivalë: Matematikisht në Champions në mes të shkurtit


Kampionati më i bukur në botë ka përfunduar. Superfuqia e Liverpool, që ka marrë në Norëich suksesin e 25° në 26 ndeshje duke fluturuar në 76 pikë në klasifikim, nuk ka vënë në kasafortë vetëm një titull që në vitet e fundit luhej deri në javën e fundit, por ka dhënë edhe verdiktin e parë. Reds, në fakt, me më shumë se 35 pikë avantazh ndaj të pestës së klasifikuar (Sheffield me 39 pikë e Tottenham mund të arrijë 40) është skuadra e parë e kualifikuar e Premier për në Champions League. E gjithcka në 15 shkurt, tre muaj para fundit të kampionatit e 12 javë para kohe. Një gjë, natyrisht, që nuk ishte parë kuerrë më parë. E kotë të thuash se Klopp mund ti besojë sulmit të dytë më të mirë (61 gola kundër 65 të City) e mbrojtjes më të mirë (15 gola të pësuar, e dyta ajo e Leicester me 26) si dhe faktit që fiton radhazi nga 20 tetori 2019, kur United i ndaloi. Për momentin seria e fitoreve radhazi ka mbërritur në kuotën 17 (kundërshtari i ardhshëm Ëest Ham të hënë në 24 shkurt në Anfield).

Ndryshe, edhe pse përsëri shumë pozitiv, sjellja në Champions, ku Liverpool, edhe pse fitoi grupin, ka lënë katërt pikë në 6 ndaj Napolit, skuadra e vetme që ka mundur Reds këtë sezon (Napoli-Liverpool 2-0 në 17 shtator). Humbja tjetër është ajo 5-0 ndaj Aston Villa në Carabao Cup që nuk ka shumë kuptim, duke qenë se në fushë, për shkak të impenjimeve në Botërorin e klubeve ishin lojtarët e moshave.

Gjithnjë në lidhje me Botërorin e Klubeve është fiksuar edhe barazimi tjetër i pabesueshëm sezonal: në FA Cup, në 26 janar kundër Shreësbury Toën, skuadra e divizionit të tretë anglez. Një 2-2 që më pas u rregullua me 1-0 që e dërgoi Klopp në raundin e katërt të kupës më të rëndësishme të futbollit anglez.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Balotelli viktimë e një shantazhi seksual: Hetohet 18 vjeçarja

Mario Balotelli ka mbetur viktimë e një shantazhi seksual. Prokuroria e Vicenza ka mbyllur hetimet mbi një 18 vjecare që,...

Close