X

Kthehet Partizani, fitore bindëse ndaj Laçit me përmbysje


Partizani reagon në mënyrën më të mirë pas eliminimit nga Kupa duke marrë një fitore bindëse 3-1 në transfertën që për të ka qenë gjithmonë e vështirë, atë ndaj Laçit. Skuadra e Sormanit ka triumfuar me shifrat 3-1 në një sfidë ku dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe rrallëherë u duk në vështirësi, duke i lënë pakgjë vendasve.

Këta të fundit vuajtën në fillim por gjetën golin me goditjen e parë në portë, me anë të Xhixhës. Por përgjigja e Partizanit erdhi shpejt me anë të një goditje dënimi të Telushit e më pas Bitri pas një goditje këndi i kaloi në avantazh duke përmbysur shifrat në 3 minuta të vrullshëm.

Më pas, të kuqtë dukeshin në kontroll të plotë të lojës duke mos lënë vendasit të rrezikonin, ndërsa tentonin të dilnin para me kundërsulme. Për të zgjidhur përfundimisht ndeshjen mendoi përsëri Telushi, me një gol spektakolar me goditje dënimi, që vulosi këtë sukses të rëndësishëm që afron të kuqtë me dy ekipet e kreut që u ndalën në këtë javë.

Laçi-Partizani 1-3
28′ Xhixha / 31′, 82′ Telushi, 34′ Bitri

Ndërkohë në takimin tjetër të zhvilluar në Gjirokastër ,mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, vlonjatët kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 0-1. Ka qenë një penallti të fituar nga Ramos, shkaktuar nga Çela, dhe shndërruar në gol nga Andi Ribaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
“Dramë” në Ballsh, Bylisi ndal Kukësin në frymën e fundit

Kukësi ndalet në transfertë ndaj Bylisit. Verilindorët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Goli që hapi sfidën ishte...

Close