X

Këngëtarja e njohur shqiptare rikthehet pas 6 vitesh në muzikë


Videoklipi i fundit i këngëtares Jehona Sopi, i titulluar “Të shkuara”, u publikua 6 vite më parë, ndërsa një projekt muzikor pa videoklip u bë publik gjatë pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike 2019”.

Mirëpo, kjo mungesë e gjatë e këngëtares duket se ka marrë fund pasi Jehona i është kthyer me zell të madh muzikës.

Ajo ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Jena Dashtë” dhe kjo baladë dashurie na bëri për vete.

Muzika e “Jena dashtë” u punua nga Darko Dimitrov ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku.

Jehona i kishte munguar gjithashtu rrjeteve sociale.

Vetëm në nëntor të vitit që lamë pas ajo iu bashkua Instagram-it, si të gjithë kolegët e saj dhe të gjithë admiruesit e këngëtares mund të kontaktojnë tashmë më lehtë me të preferuarën e tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Floriana Garo feston ditën e lindjes, ja sa vjeç mbush moderatorja

Moderatorja e njohur, Floriana Garo, ka festuar ditëlindjen një natë më parë. Ajo ka zgjedhur ta kalojë këtë moment të...

Close