X

Juventusi rikthehet te fitorja, goleadë e Fiorentinës ndaj Sampdorias

Juventusi rikthehet menjëherë te fitorja në Serie A duke treguar se humbja në Verona ishte thjeshtë një aksident. Bardhezinjtë triumfuan në Allianz Stadium me rezultatin 2-0 ndaj Brescias së Mario Balotellit.

Një fitore me golat e Dybalas dhe Cuadrados për bardhezinjtë të cilët luajtën për më shumë se 55 minuta përfshirë edhe shtesat me një lojtar më shumë.

Pa Cristiano Ronaldon i cili u la pushim nga trajneri Sarri për të rikuperuar energjitë, për tia bërë më të thjeshta gjërat Juves mendoi francezi Aye.

Sulmuesi i Brescias në minutën e 37-të pengoi Ramsey në limitet e zonës dhe mori kartonin e dytë të verdhë në pak minuta duke lënë skuadrën e Eugenio Corinit me një lojtar më pak.

Goditjen standarte e mori përsipër Dybala i cili e kthehu në gol me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, ndërkohë që pas shumë e shumë përpjekjesh të Juves në minutën e 75-të Cuadrado i shërbyer nga Matuidi finalizoi një aksion model të “zonjës së vjetër” duke i çuar shifrat në 2-0 dhe duke vulosur suksesin e bardhezinjëve që e ngjiti skuadrën e Sarrit në krye të renditjes në kuotën e 57 pikëve.

Iu largua fundit të klasifikimit Fiorentina që mori një fitore të thellë në fushën e Sampdorias me shifrat 1-5 në një ndeshje ku dy talentet vjollcë sulmuesi serb Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa shënuan nga 2 gola. Një sukses me peshë mori edhe Parma në derbin e Emilia Romagnas ndaj Sassuolos në Mapei Stadium me rezultatin 0-1 me një gol të Gervinho.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Kthehet Partizani, fitore bindëse ndaj Laçit me përmbysje

Partizani reagon në mënyrën më të mirë pas eliminimit nga Kupa duke marrë një fitore bindëse 3-1 në transfertën që...

Close