X

“Guardiola është gati për Juventus. Kërkon të bëjë si Mourinho”: zbulimi është i ish-teknikut të Anglisë

Dënimi i fortë i vendosur nga Uefa në dëm të Manchester City (dy vjet jashtë kompeticioneve europiane) ka tronditur të gjithë futbollin anglez e, për pasojë, ka rivënë në diskutim të ardhmen e Pep Guardiola, ëndërra e të gjithë tifozëve bardhezinj që nga vera e ardhshme. Tani historia tenton të përsëritet dhe në opinionin e “Big Sam” Allardyce, ish-trajner i Anglisë e ikonë e futbollit anglez, në intervistën e tij për Mirror, është më e mundur se kurrë.

“Të mendojmë për Pep – ka thënë Allardyce – u befasuam të gjithë kur iku nga Barcellona. Është rritur aty, ka luajtur dhe ka qenë trajner i moshave para se ti besonin pankinën e skuadrës së parë. Fitoi Champions e la Liga me rregullsi, pastaj papritur tha ‘po qendroj pushim një vit’”.

E pas pauzës erdhi Bayern Mynih: “Vendosi që aventura e tij e ardhshme do të ishte në Gjermani e gjëja më absurde ishte se kur mbërriti dinte të fliste gjermanisht. Vitin pushim e kaloi të mësonte gjuhën, kështu që të ishte në gjendje të komunikonte që ditën e parë”.

“Qendroi aty tre sezone e erdhi tek Manchester City ku kaloi vite të mirë – vazhdoi ish-tekniku anglez – Sfida e ardhshme është Italia. Duket sikur thotë: ‘duhet të shkoj në Itali e të vihem në provë, të tregoj se mund të bëj mirë edhe aty’. Do të bëjë si Mourinho: Portugali, Chelsea, Inter, Real e pastaj u kthye në Premier League, kampionati që do më shumë”.

“Mënyra e futbollit që luhet në Itali është shumë negative, shumë difensive, ka qenë gjithnjë kështu. Të fitoje 1-0 ka qenë gjithnjë mjaftueshëm për italianët. Guardiola do të shkojë aty dhe do të revolucionàrizojë Serie A. Imponon lojën e tij kudo shkon dhe do ta transformojë Juventus, nga loja që kanë tani, në rrjetën e tij të pasimeve”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Shkëlqejnë sulmuesit, Bayerni rimerr kreun në Bundesligë

Bayern Munich ngjitet sërish në krye të Bundesligës. Bavarezët e Hansi Flick e humbën vetëm për pak orë vendin e...

Close