X

Bardhi: Rama mbron Dakon, ka frikë nga të penduarit se i hanë kokën shefit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një status në Facebook shkruan se Edi Rama mbron ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, pasi “ka frikë se mos anëtarët e bandës pendohen”.

“Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetëm arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!”.

Më tej, Bardhi shkruan se me mos reagimin e tij i ka dalë kundër edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!”, mbyllet reagimi i Bardhit.

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

Posted by Gazment Bardhi on Sunday, February 16, 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksidenti tragjik! Kush është 24-vjeçari shqiptar që humbi jetën në SHBA

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Michigan, SHBA, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur ditën e...

Close