X

Balotelli viktimë e një shantazhi seksual: Hetohet 18 vjeçarja


Mario Balotelli ka mbetur viktimë e një shantazhi seksual. Prokuroria e Vicenza ka mbyllur hetimet mbi një 18 vjecare që, sipas akuzave, ka tentuar të shantazhojë sulmuesin e Brescia, me të cilin ka patur një lidhje kur ishte minorene. Pas raportit, sipas asaj që bëhet e ditur nga ‘Giornale di Vicenza’, adoleshentia i ka kërkuar 100 mijë euro Balotellit, që në ato kohë luante për Nice, në Francë, përndryshe do ta denunconte për dhunë seksuale.

Në kohën e lidhjes me SuperMario vajza ishte 17 vjec, por lojtarit i kishte bërë të qartë se ishte mazhorene. Avokati i saj madje kishte kontaktuar me të përjavshmen “Chi” për tu munduar të shiste lajmin. Balotelli nuk ka rënë pre e shantazhit dhe e ka denoncuar cështjen në polici.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Uanda Nara ‘’çmend’’ ndjekësit e saj me FOTON e publikuar një ditë pas Shën Valentinit

Për Mauro Icardi, dhurata e ditës së Shën Valentinit ka ardhë një ditë më pas nga bashkëshortja e tij. Wanda...

Close