X

“Ballkani Perëndimor përparësi për KE”, Von der Leyen: Nesër konferenca e donatorëve për Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me takimet e sotme që po zhvillohen dhe do të zhvillohen në Bruksel.

Me anë të një reagimi në rrjetet social, Von der Leyen tregon se Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin europian.

Më tej ajo shkruan se në axhendën e takimeve të sotme do të jenë perspektiva e Ballkanit Perëndimor që të bashkohet me BE-në me kalimin e kohës, ndërsa ka kujtuar edhe konferencën e donatorëve që do të mbahet nesër.

“Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin Europian. Në axhendën tonë për takimin e kësaj mbrëmje BE-Ballkan Perëndimor:

“Perspektiva që Ballkani Perëndimor të bashkohet me kalimin e kohës”

“Nesër Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë”, shkruan Von der Leyen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Tëtë grabitje në një javë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, shikoni si vepronte 27-vjeçari

Grabitja e argjendarisë në Elbasan një ditë më parë, ka zbardhur një sërë grabitjesh të tjera ku të gjitha kishin...

Close