X

Arrestohet rusi që i nxori videon seksuale aleatit të Macronit, kandidat për kryebashkiak të Parisit

Policia franceze ka arrestuar një artist dhe aktivist rus pas publikimit të videoskandalit që rrëzoi një aleat politik të presidentit Emmanuel Macron.

BBC shkruan se Petr Pavlensky u arrestua në Paris.

Videoja në fjalë e zuri në befazi kandidatin për kryetar bashkie të Parisit, Benjamin Griveaux, i cili u detyrua të tërhiqej nga gara një muaj para zgjedhjeve.

Një uebfaqe pak e njohur shkruante se Griveaux kishte shkëmbyer mesazhe intime në celular me një grua të re dhe i dërgoi asaj videon e publikuar.

Benjamin Griveaux
Benjamin Griveaux

Artisti rus Pavlensky, i cili kërkoi azil në 2017-ën, tha që ishte ai personi që e kishte postuar videon me përmbajtje seksuale. Publikimi i videos intime të Griveaux u dënua gjerësisht nga klasa politike në Francë.

Kryebashkiakja aktuale e Parisit, Anne Hidalgo, tha se jeta private e njerëzve duhet të respektohet. Ndërkohë disa media në Francë shkruajnë duke cituar burime të paidentifikuara, se arrestimi i rusit nuk ka lidhje me videon. Ai po hetohej për një përleshje që pretendohet se ka ndodhur në Paris në 31 dhjetor.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
150 euro për të kaluar kufirin pa kontroll, arrestohet 37-vjeçari në Kakavijë

Një 37-vjecar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kakavijë, pasi kundrejt fitimit, ndihmonte personat që kishin...

Close