X

Aksident zinxhir në autostradë, trafik i rënduar në Tiranë-Durrës

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku janë përfshirë tre automjete, fatmirësisht pa të lënduar. Report Tv raporton se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Sukthit, në autostradë.

Kjo ka sjellë rëndim të trafikut për disa minuta, por që me zhvendosjen e makinave, është liruar pas disa minutash. Shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, për të cilat edhe janë gjobitur tre drejtuesit.

Durrësi është “pushtuar” këtë të diel nga qindra qytetarë, kryesisht nga Tirana, që kanë zgjedhur pikërisht qytetin bregdetar për të kaluar këtë fundjave me diell.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Takimi informal në Bruksel, Zëri i Amerikës: Kosova mes ritmit energjik amerikan dhe përçapjeve të BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të mbajë sonte një takim joformal me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit...

Close