X

12-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Presidenti italian letër urimi Thaçit: Na llogarisni si vend mik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një letër urimi për 12-vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në letrën e tij, presidenti Mattarella shkruan se Kosova e di se mund të mbështetet tek Italia, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian.

Për dialogun Kosovë- Serbi, Mattarella shpreh mbështetjen e plotë sipas procesit nga BE.

“Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën”, ka shkruar ai.

LETRA E PRESIDENTIT TË ITALISË, Sergio Matarella

Në përvjetorin e lumtur të festës kombëtare, kam kënaqësinë që në emër të popullit Italian dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të përzemërta.

Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian. Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën.

Në një kontekst të tillë është thelbësor – edhe në kuadër të stabilitetit rajonal – procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit i lehtësuar nga BE-ja, që Italia e mbështet me bindje.

Në këtë frymë, ju shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për mirëqenien tuaj dhe prosperitetin e popullit mik Kosovar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Arrestohet rusi që i nxori videon seksuale aleatit të Macronit, kandidat për kryebashkiak të Parisit

Policia franceze ka arrestuar një artist dhe aktivist rus pas publikimit të videoskandalit që rrëzoi një aleat politik të presidentit...

Close