X

Zonat ku do të ketë reshje shiu, moti për sot


Ditën e sotme moti në të gjithë territorin shqiptar do të ‘pushtohet’ nga vranësirat. Sipas meteoalb sot do të ketë kthjellime dhe vranësira ku kryesisht do të ketë reshje të pakta shiu në qendër dhe në jug të vendit.

Gjatë pasdites do të shihen përmirësime në të gjithë territorin e vendit, por në mbrëmje do të rikthehen sërish reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruajë vlera termike, thuajse konstante. Temperaturat do të luhaten nga -1 gradë celsius deri në 14 gradë celsius.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kujtojmë që dje temperaturat ishin mesatare dhe rrezet e diellit të forta, sikur të mos ishim në dimër, por ashtu siç u njoftua edhe nga SHMU, se dielli i fortë për shumë orë që u pa dje do të sjellë reshje ditën e sotme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Shpërndante kokainë dhe heroinë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në vijim të...

Close