X

UEFA ndryshon planet e Guardiolës, Juventusit dhe gjigantit europian u vjen në dorë mundësia e artë


Pas publikimit të vendimit të ashpër të UEFA-s, i cili përjashtoi Mançester Sitin për 2 vite nga aktivitetet europiane të futbollit, mediat e huaja kanë nisur të aludojnë se pas këtij sezoni trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola nuk do të drejtojë më skuadrën angleze.

Fakti që Mançester Siti nuk do të ketë mundësinë të luftojë në frontin e futbollit europian për dy sezonet e ardhshme mund ta bindë lehtësisht teknikun katalanas që të pranojë largimin nga Anglia.

Në këtë mënyrë, Juventusi, por dhe PSG-ja pritet të intensifikojnë veprimet për të biseduar dhe joshur fituesin e 2 Ligave të Kampioneve për të marrë drejtimin e njërit prej tyre.

Juventusi tentoi gjatë gjithë vitit të kaluar të firmoste me ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bajern Mynihut, por Guardiola vendosi të vazhdonte punën e tij në “Etihad Stadium”.

Vera pritet të sjellë ndryshime të mëdha në merkato dhe skuadrën e Mançester Sitit duke marrë parasysh vendimin e sotëm të UEFA-s.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Lacio nuk e dorëzon Strakoshën, Tare i ofron gardianit të Shqipërisë propozimin e ri

Lacio nuk ka ndërmend ta shesë Tomas Strakoshën, por ka në plan ta përfshijë në planet e së ardhmes gardianin...

Close