X

Shpërndante kokainë dhe heroinë, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan


Policia e Elbasanit ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me heroinë dhe kokainë, si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ngacmimet seksuale dhe dhuna në shkolla/ CRCA: Protestë para ministrisë së Arsimit. Besa Shahini jep llogari ose dorëhiqu!

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri, ditën e sotme në orë 11:00 do të zhvillojë një protestë...

Close