X

Shpenzim i tepruar, çdo gol i Kutinjos i kushtoi Bajernit 4,5 milion euro


Filipe Kutinjo duhej të ishte futbollisti që do të bënte diferencën te Bajern Mynih, por braziliani ka shfaqur shumë pak nga ajo që kishte mahnitur të gjithë te Liverpuli. Lojtari u huazua një vit te bavarezët nga Barcelona, por nuk ia ka dalë të tregojë të gjithë vlerat e tij dhe deri tani, në 27 ndeshjet që ka luajtur, ka koleksionuar vetëm 7 gola (6 në Bundesligë, 1 në Champions).

Statistika modeste, të cilat i kushtojnë shumë shtrenjtë Bajern Mynih dhe që e bëjnë atë shpenzimin më të ekzagjeruar në historinë e klubit. Kutinjo përfiton një rrogë prej 23 milionë euro bruto në vit te bavarezët, ku padyshim është futbollisti më i paguar edhe pse rendimenti i tij në fushë nuk e pasqyron. Më tej, Barcelona kërkoi 8,5 milionë euro për huazimin e tij, që çon shumën e shpenzuar deri tani nga Bajerni në 31,5 milionë euro.

Mjafton të bësh pak matematikë dhe rezulton se çdo gol i Kutinjos kushton rreth 4,5 milionë euro, një shpenzim stratosferik për një klub i cili ka qenë gjithmonë i kujdesshëm me bilancet. Në marrëveshje ekziston edhe klauzola e blerjes së kartonit të tij për 120 milionë euro, shifër që mund të ulet deri në 80 milionë euro. Por duke parë rendimentin e brazilianit, Bajerni nuk duket se ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë dhe do ta “paketojë” futbollistin e ta kthejë mbrapsht në Spanjë në verë. /

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Haland u kthehet golave, Borusia barazon rekordin e dy ekipeve legjendare

Erling Haland kthehet të shënojë pas pauzës në ndeshjen e kaluar në Bundesligë dhe Borusia Dortmund u kthehet përsëri fitoreve....

Close