X

Ngacmimet seksuale dhe dhuna në shkolla/ CRCA: Protestë para ministrisë së Arsimit. Besa Shahini jep llogari ose dorëhiqu!


Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri, ditën e sotme në orë 11:00 do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Arsimit për ngacmimet seksuale dhe dhunën fizike në shkolla.

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve CRCA/ECPAT në reagimin e saj thekson se rasti më i fundit i dhunës seksuale në Fier dhe dhuna në çerdhen e Tepelenës, tregojnë që nxënësit janë në një mjedis të pasigurt.

Në njoftim theksohet se ministrja Besa Shahini ose të japë llogari për rastet ose të dorëhiqet.

Kërkesat e CRCA:

• Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të vërtetuar ndaj fëmijëve;

• Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë atë. Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!

•Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend.

• Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;

• Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët. Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod të bashkangjitur me kontratën e punës së tyre.

Disa ditë më parë në emisionin ‘STOP’ mësuesi i muzikës, në shkollën e mesme “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego, shihet teksa ngacmon nxënësen e tij.

Pas publikimit të pamjeve Bego është shoqëruar në Polici. Blutë e Fierit bënë me dije se dyshohet se 63-vjeçari ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”.

Një tjetër rast dhune fizike u denoncua në një çerdhe në Tepelenë, ku edukatorja dhunonte një fëmijë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Gjykata Kushtetuese, Basha dhe Vasili nisin takimin me delegacionin e Venecias

Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese është në qendër të takimit që sapo ka nisur mes Delegacionit të Venecias që...

Close