X

Haland u kthehet golave, Borusia barazon rekordin e dy ekipeve legjendare


Erling Haland kthehet të shënojë pas pauzës në ndeshjen e kaluar në Bundesligë dhe Borusia Dortmund u kthehet përsëri fitoreve. Skuadra e drejtuar nga Lusien Favre ka mundur me shifrat 4-0 Eintraht Frankfurt dhe i është afruar 1 pikë Bajernit kryesues që ka një ndeshje më pak.

Pishçzhek shënoi në pjesën e parë e pastaj në të dytën Borusia u shfaq e pandalshme, duke tundur 8 herë portën e skuadrës mike me Sanço, Haland dhe Guerreiro. Katër gola për të hipotekuar një fitore të pastër, por edhe për të barazuar një rekord historik në futbollin gjerman.

Me rrjetat e tundura sot, pas 22 javësh, Borusia Dortmund ka arritur kuotën e 63 golave të shënuar në kampionat, duke barazuar rekordin e vendosur nga Bajern Mynih 1973-1974 dhe Hamburg 1981-1982, dy ekipe legjendare që kanë bërë emër në ato vite në Gjermani dhe Europë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Përjashtimi i Mançester Sitit, ja skuadrat që përfitojnë në Premier Ligën angleze

Mançester Siti është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur me 30 milionë euro pasi...

Close