X

Greqia ligj drastik për pensionet, preken edhe shqiptarët

Athina zyrtare do të prezantojë një projektligj që skualifikon nga pensioni shtetëror personat që nuk kanë qenë rezident në Greqi për 40 vite.

Lajmi publikohet nga gazeta ‘Kathimerini’.

Projektligji që do të prezantohet nga Ministria e Punës do të prekë minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë sigurime shoqërore.

Grekët etnikë zhvilluan edhe një protestë në qendër të Athinës duke kërkuar pensione të barabarta.

Lajmi për amendamentin u publikua pasi këngëtari dhe lideri i grupit muzikor Melisses, Christos Mastoras, që ka lindur në një fshat me minoritarë në jug të Shqipërisë, doli kundër qeverisë.

Ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka telefonuar këngëtarin të enjten për t’a informuar për ndryshimet në projektligj.

Me këtë vendim duket shumë e largët dita që Greqia të njohë vitet e punës për emigrantët shqiptarë që kanë punuar në vendin fqinj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Akordi/ SHBA-ja dhe talibanët arrijnë marrëveshje për ndalje të sulmeve

Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje me talibanët për ulje të shkallës së dhunës për një javë, proces, i cili...

Close