X

Edi Rama shfaqet si cmirëzi. Ja si sulmon rivalin e tij artist, Fate Velajn

– Dje, në Qendrën COD të Kryeministrisë, ideuar, projektuar dhe ndërtuar nga vetë kryeministri Rama, u zhvillua premiera absolute e promovimit të romanit, “Itaka”, pjesa e tretë e trilogjisë KREUZTANNE, – njofton për ne, vetë zotni Fate Velaj.

Në promovimin e librit, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, fort e njohura dhe e kudogjetura, Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali. Merrte pjesë gjithashtu, reformatori i gjithë zgjedhjeve shqiptare dhe njohësi i thellë i mbarë ishujve offshore, Damian Gjiknuri, si edhe shkrimtarë, artistë, etj, etj, etj, pa harruar edhe Musa Ulqinin.

Falë aftësive të larta krijuese, Fate Velaj, rrëfen në këtë libër si komunikon me malet, me gjethet e parkut, me ketrat brenda tij, me zogjtë që fluturojnë, si dhe ata pa krah që qëndrojnë brenda veshëve të tij, me blunë e detin e shkëmbinjtë, me tubetat e ngjyrave dhe penelat kur pikturon si dhe me notat e simfonive të Bethovenit“, – shkruan për këtë event, media kultplus.com.

Në mes të kësaj atmosfere kaq të ndezur, me frymë poetike dhe artistike, e mori fjalën kryeministri Edi Rama, i cili me një xhelozi të paskrupullt, xhelozi që e ka vetëm ky njeri, sulmoi artistin, piktorin, poetin dhe deputetin, Fate Velaj, në mënyrë direkte dhe indirekte.

Në fillim, Edi Rama bëri disa mburrje, sa për furçë, siç di t’i bëjë ai dhe më pas ai lëshoi batutën, se Ismail Kadare, ka shkruar diçka si parathënie për librin e Fates, që Fatja të mos i dërgojë më mesazhe në Whatsapp (domethënë, për të shpëtuar njëherë e mirë, sa të jetë gjallë nga Fatja dhe mesazhet e tij).

Rama gjithashtu theksoi, se dy aktorët që lexuan pjesë nga vepra “Itaka” e Fates, dhanë një shfaqje mediokre, sepse Fatja është i parecitueshëm.

Pas këtij diskutimi fyes deri në palcë, pa din dhe iman, të Edi Ramës, kundër kolegut të tij piktor, vetë Fate Velaj, u ngrit dhe  gjithë bonsens falenderoi kryeministrin. Dukej që Fatja edhe nuk e kishte dëgjuar fare fjalimin e tij.

Nëse krahasojmë biografitë artistike të Edi Ramës dhe Fate Velajt, si piktorë, nivelet janë si nata me ditën. Ndërsa Rama realisht është një piktor i sipërfaqshëm kontemporan, Fate Velaj është po i këtij lloji, por shumë më i gjerë, shumë më poetik, më popullor dhe më i thellë.

Fate Velaj, është një artist shumë më i plotë se Edi Rama, sepse ai është jo vetëm piktor, por njëkohësisht edhe poet, shkrimtar dhe fotograf, i publikuar gjerësisht jo vetëm në botën perëndimore, por edhe në vendet me diktatura dhe ato arabike.

Mbi të gjitha, epërsia e Fates mbi Edi Ramës, është ndryshimi në planin njerëzor. Fatja i do të gjithë njerëzit e botës, të madh e të vogël, ndërsa Rama nuk sheh dot njeri me sy.

Këtu është edhe burimi i cmirës së Edi Ramës ndaj kolegut rival.

PS. Shihni më poshtë fotografitë e këtij aktiviteti.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Muhamed Veliu tregon me këmbë e me duar skemën, se si gati na vranë Edi Ramën (video)

Gazetari shumë i njohur, Muhamed Veliu, shpjegoi dje live në emisionin "Open" të zonjës Eni, të gjithë skemën, se si...

Close