X

Zëri i Amerikës: Rritet numri i të vdekurve në Kinë

Autoritetet në provincën Hubei të Kinës thonë se 254 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi duke çuar numrin në më shumë se 1,367 që nga muaji dhjetor. Zyrtarët e shëndetësisë në Hubei, thanë se kanë ndryshuar metodën e zbulimit të rasteve të reja, nga një test laboratorik, në skanime të kompjuterizuara të trupit.

Ndryshimet e kanë rritur numrin e personave të identifikuar si bartës të virusit në rreth 60 mijë. Lajmi për vdekje dhe infeksione të reja erdhi një ditë pasi Kina kishte thënë se numri i rasteve të reja kishte rënë për një ditë të dytë radhazi, shkruan Zëri i Amerikës.

Situata ka çuar në shkarkimin nga detyra të Jiang Chaoliang si udhëqës i Partisë Komuniste për provincën Hubei, vendim që pason shkarkimin e dy zyrtarëve të tjerë të lartë të shëndetësisë në po të njëjtën provincë. Agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi se ish kryetari i Bashkisë së Shangait, Ying Yong do të zëvendësojë Jiang, i cili ishte kritikuar nga publiku për mënyrën e trajtimin të situatës pas shpërthimit të virusit.

Sot Pekini dërgoi një personel ushtarako-mjekësore prej 1400 vetësh në qytetin Uuhan ku besohet se u përhap për herë të parë virusi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Improvizohet një klasë për deputetët në Kosovë: Të mësojmë alfabetin, boll doktoruam!

Para Kuvendit të Kosovës është improvizuar një klasë për nxënësit e klasës së parë. Para këtij institucioni u vendos një...

Close