X

Vuçiç takon Grenell: Mirënjohës që Trump i kërkon Kosovës të heqë taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar pasditen e së enjtes me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Takimi u mbajt në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Sigurinë. Pas takimit Presidenti serb ka shkruar në Twitter duke vënë theksin në largimin e taksës në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është me shumë rëndësi që amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. U jam mirënjohës Richard Grenell, Miko Pompeo dhe Presidentit Turmp. Kërkesa që është që të hiqen tarifat urgjentisht dhe që bisedimet midis nesh dhe Prishtinës të vazhdojnë” – shkroi Vuçiç në Twitter. Në takimin e Munihut do të marrin pjesë edhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Saimir Taullau: OFL-ja erdhi me dhjetë policë, për një makinë tre milionë lekë dhe një stan delesh

Saimir Taullau flet për thirrjen e OFL-së për formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Sipas tij policia ka shkuar për një...

Close