X

VIDEO/ Gafa e Mbape, i vetëm në zonë por nuk shënon gol


Ndodh që edhe më të mirët të gabojnë mundësi të arta shënimi.

Këtë e ka mësuar edhe Kilian Mbape i cili në ndeshjen e djeshme të Kupës ndaj Dijon ishte protagonist teksa i vetëm në zonë dhe me të gjithë portën në dispozicion ngatërroi destinacion.

Sfera nuk iu bind francezit, i cili nuk iu besoi syve.

Ndoshta, 21-vjeçari e ka konsideruar si gol të realizuar dhe ka nënvlerësuar goditjen, por tashmë herën tjetër duhet të vlerësojë në maksimum mundësitë për të mos bërë një figurë qesharake.

Megjithatë, kampioni botës e realizoi një gol në këtë ndeshje ndërsa të tijtë fituan me rezultatin 1-6 ndaj Dijon ndërsa u kualifikuan për në gjysmëfinale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Napoli mposht Interin në “San Siro” me perlën e Ruiz

Interi zhgënjen në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Napolit në “San Siro”, ku u...

Close