X

Improvizohet një klasë për deputetët në Kosovë: Të mësojmë alfabetin, boll doktoruam!

Para Kuvendit të Kosovës është improvizuar një klasë për nxënësit e klasës së parë. Para këtij institucioni u vendos një bankë dhe një dërrasë ku ishin shkruar germat e para të alfabetit shqiptar.

“Të mësojmë pak se boll doktoruam”, është motoja e manifestimit simbolik, ku janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mësojnë e recitojnë.

Organizatorët nga Lëvizja Politike theksojnë se ky manifestimi u frymëzua nga gabimet e shumta të deputetëve gjatë seancave në kuvend. Ata kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të popullit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Basha takon ambasadorin e ri italian/ Ambasada: Javët e ardhshme, të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci. Përmes një postimi...

Close