X

Frikë nga Koronavirusi, Mançester Junajtid lë jashtë futbollistin, u transferua nga Kina


Mançester Junajtid kreu një goditje të papritur në merkato teksa huazoi nga Shangai Shenhua, sulmuesin Odion Igalo.

Nigeriani ka luajtur edhe më parë në Premier League dhe ambientimin nuk e ka problem, por “Djajtë e Kuq”, po zbatojnë të gjithë hapat derisa të sigurohen se 30-vjeçari nuk është i prekur nga virusi vdekjeprurës, Koronavirus.

Kështu, pasi trajneri Solskjaer vendosi të mos e merrte në grumbullimin e skuadrës në Spanjë, tashmë lojtari nuk është lejuar të stërvitet normalisht me skuadrën dhe për pasojë është stërvitur i vetëm në palestër.

Klubi anglez ka ndërmend të presë derisa të mbushen 14 ditë për të vërtetuar se sulmuesi është i pastër. Vetëm pas kësaj hapësire kohore, Igalo mund të bashkohet dhe të japë kontributin e tij në skuadër.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Guardiola i ndërgjegjshëm për situatën: Mund edhe të më shkarkojnë, do e pranoja

E ardhmja e Pep Guardiolës te Mançester Siti është më në dyshim se kurrë. Tekniku spanjoll dështoi në kampionat teksa...

Close