X

Barazim mes Milanit dhe Juventusit, VAR-i shpëton bardhezinjtë në fund

Milani dhe Juventusi kanë ndarë një barazim 1-1 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Një duel qe flet në favor të bardhezinjve që e mbyllën sfidën me këtë rezultat falë një penalltie në minutën e fundit të akorduar me VAR pas prekjes së topit me dorë.

Në fakt, ishte Milani ai që dominoi pjesën e parë të ndeshjes, duke u afruar shumë shpesh në portën e bardhezinjve ku Bufon iu desh të bënte ndërhyrje vendimtare duke ndalur emra si Calhanollu, Ibrahimoviç e Rebiç.

Por në minutën e 61-të të ndeshjes, ishte Rebiç ai i cili shfrytëzoi në harkim në zonë për të mposhtur Bufon dhe për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Milani dukej në kontroll të plotë por bardhezinjve nder u bëri kartoni i kuq i Hernandez i cili la me 10 futbollistë ekipin e tij në 20 minutat e fundit.

Juventusi sulmoi me ngulm me të gjithë forcat, duke hedhur në fushë edhe Higuain dhe më në fund gjeti episodin vendimtar me roveshatën e Ronaldos që u ndal me dorë nga mbrojtësi Kalabria. Ronaldo transformoi saktësisht nga pika e bardhë dhe ia doli të barazonte shifrat duke marrë një rezultat që lehtëson disi situatën e Sarrit dhe favorizon kalimin e turit. Për Milanin, situata komplikohet më shumë për sfidën e kthimit, pasi do t’i mungojë për pezullim edhe Ibrahimoviç me Kastijehon, të cilët plotësuan numrin e kartonëve.

Milan-Juve 1-1
61’ Rebiç / 90′ (p) Ronaldo

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dy milionë euro që ndryshuan historinë: “Po merrnim CR7, por na thanë të mos shpenzonim shumë”

Dy milionë euro. Shumë para për atë që kërkon të bëjë një jetë normale, qindarka për atë që flet për...

Close