X

U kap me dokumente false greke në Britani, e reja shqiptare dënohet me burgim

Një 22 vjecare shqiptare është dënuar nga një gjykata në Britani me 13 muaj e gjysmë burgim për faktin se u kap me dokumente të falsifikuara

Ina Bufi, shkruajnë mediat britanike, u ndalua korrikun e vitit të kaluar nga policët e kufirit në portin e Holyhead.

Ajo po udhëtonte me makinë kur agjentët i kërkuan dokumentet.

Në atë moment ajo dorëzoi një kartë identiteti dhe një patentë greke ku ngulmonte se ishin origjinale.

Në fund, Ina Bufi u dorëzua dhe pranoi se është qytetare shqiptare dhe nuk ka të drejtë hyrjeje në Britani të Madhe.

Makina ku ndodhej vajza drejtohej nga irlandezi Robert Marsland, i cili më parë kishte kaluar edhe pesë shqiptarë ilegalisht në Britani.

Ky i fundit nuk mori pjesë në seancë për shkak të motit të papërshtatshëm për të udhëtuar.

Ina Bufi u arrestua dhe akuzohet për posedim të dokumenteve false.

Para gjykatës ajo tha se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe po trafikohej në Britani.

Por hetimet kishin vërtetuar se Ina Bufi nuk ishte trafikuar, por kishte hyrë vetë në Angli me dokumente të falsifikuara.

22-vjeçarja pranoi akuzat e prokurorisë, ndërsa avokati i saj tha se ajo është infermiere e diplomuar në Shqipëri dhe kishte planifikuar të kryente studimet “Master”.

Avokati bëri gjithashtu me dije se Ina ka bërë kërkesë për azil në Britani të Madhe.

Në fund gjykatësi dha dënimin me 13.5 muaj burgim për 22-vjeçaren shqiptare, si dhe urdhëroi konfiskimin e dokumenteve false greke që përdoreshin prej saj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Do të të kushtojë shumë”, Veliaj kërcënoi pronarin e “Tv Ora”, Ylli Ndroqi, duke keqpërdorur emrin e Ambasadës Amerikane

Kryebashkiaku Erion Veliaj, është një nga njerëzit më të favorizuar nga mediat e vendit, të cilat publikojnë kronika të panumërta...

Close