X

Pakënaqësi por edhe frikë e madhe. Çfarë po zien në Iran?


Nga Christiane Hoffmann

Në fillim shpërthyen protestat, të cilat regjimi i shtypi brutalisht nëntorin e vitit të shkuar.

Pastaj në janar të këtij viti, Shtetet e Bashkuara vranë KasëSulejmanin, gjeneralin më të rëndësishëm të Iranit, dhe miliona njerëz vajtuan për të nëpërrugët e qyteteve.

Më pas, Garda Revolucionare Iraniane goditi dhe rrëzoi aksidentalisht një avion pasagjerësh, duke vrarë 176 njerëz, dhe protestat kundër qeverisë rifilluan përsëri, sidomos në universitete.Diçka po zien në Iran, vendi ku jetova në vitet 19992004. Së fundmi, më dhanë një vizë 3-ditore, falë të cilës vizitova për 2 ditë Teheranin, një qytet që aktualisht ndodhet midis pakënaqësisë së madhe dhe frikës po aq të madh ndaj regjimit.

Ishte mëngjesi i së martës së shkuar. Reza Kandan më sugjeroi të takoheshim në zyrën e tij. Në shtator 2018, Kandan arrestua, për t’u liruar vetë111 ditë më vonë. Ai është bashkëshorti i avokates së njohur të të drejtave të njeriut, Nasrin Sotudeh, që ka mbrojtur të burgosurit politikë dhe gratë që protestojnë kundër ligjit për çështjen e mbulimit të grave.

Që nga pranvera e vitit 2018, ajo ndodhet në burgun famëkeq Evin në veri të Teheranit. Kandan lejohet të vizitojë gruan e tij 1 herë në javë për gjysmë ore, ndonjëherë për 45 minuta. Ata lejohen të flasin në telefon 2 herë në javë për 10 minuta.

Gjatë gjyqit të saj të fundit, Sotudeh nuk e mbrojti veten. Ajo nuk mori avokat dhe as u paraqit para Gjykatës Revolucionare Islame, pasi nuk dëshironte të legjitimonte një sistem të padrejtë.Nëse asgjë nuk ndryshon në këtë vend, Sotudeh do të mbetet në burg deri në fund të kësaj dekade.

Djali i saj, që ishte vetë3 vjeç kur ëma e tij u arrestua për herë të parë, sot është 13 vjeç. Pse po e bën këtë? “Ajo është e bindur se sundimi i ligjit, është baza e gjithçkaje. Pa sundimin e ligjit, nuk ka demokraci”- thotë Reza. Dhe çfarë shpreson ajo? Në një periudhë afatshkurtër, thotë ai, nuk ka asnjë shpresë. Opozita është e dobët dhe e përçarë.

Njerëzit dinë vetëm atë që nuk duan, por jo atë që duan”- thekson ai. Kandan thekson serregjimi përdori zinë mbi Sulejmanin, për të treguar sa mbështetës ka. Por jo të gjithë ata që morën pjesë në ato marshime, ishin mbështetës të regjimit. Shumica e iranianëve janë të sigurtë,se qeveria islamike nuk mund t’i zgjidhë dot problemet që ka vendi”- thotë ai.

Ishte pasditja e të martës. Hyra në një librari përgjatë Rrugës Valiasr. Nga jeni?”- më pyeti një punonjës. Nga Gjermania?. Atëherë ju e kuptoni situatën tonë. Ju kishit Hitlerin. Edhe ne, tani kemi Hitlerin tonë!. Në një kafene aty pranë, më afrohet një i riAi më jep emrin dhe numrin e telefonit, por thotë se dëshiron të mbetet anonim.

Është nga Irani jugor, dhe studion pëekonomi në Universitetin e Teheranit. Ai punon për një kompani logjistike, që bën biznes në Dubai.”Pavarësisht sanksioneve?”- e pyes unë.”Iranianët e gjejnë gjithmonë një mënyrë”- ma kthen ai. Kur e pyes se çfarë mendon për qeverinë, ai përgjigjet:Ajo duhet të largohetNuk mund të vazhdojë më kështu.

Ndërkohë, është i bindur se protestat do të vazhdojnë. Në një kafeje, mund të shihen gra që nuk mbajnë shami në kokë. Për 2 minuta, pastaj 5. Ato shohin rreth e rrotull. Çfarë triumfi! Të gjithë sillen sikur nuk po ndodh asgjë e çuditshme, veçanërisht burrat.

Kjo është një formë delikate, por e vazhdueshme e rezistencës, që vazhdon prej më shumë se 20 vitesh. Kur isha në Berlin, kërkova të kontaktoja me shumë studentë në Iran. Por qe shumë e vështirë. Shumë prej tyre, ndodhen në burg ose kanë shumë frikë që të flasin me gazetarët.Gjithsesi arrita të takohesha më njerin prej tyre në një fshat në periferi të qytetit. Babak, 23vjeç, më foli për protestat në Universitetin Sharif. Studentët nga universiteti i tij, ishin midis viktimave nga rrëzimi i avionit, përfshirë disa miq të të tij të ngushtë. Hidhërimi i studentëve u kthye në zemërim. Babak nuk është një revolucionar, por as një mbështetës i regjimit. Ai e konsideron kundërproduktive regjimin e sanksioneve amerikane.

Sanksionet ekonomike, janë gjëja më e keqe që Perëndimi mund ti bëjë popullit iranianPër shkak të tyreshtresa e mesme po lufton tani më shumë për mbijetesën e saj, sesa për demokraci”- thotë ai. Mëngjesin e të mërkurës takova ish-gazetarin Ahmad Zeidabadi.

Ai dikur ishte pranë linjës së reformatorëve. Ka punuar punuar për shumë media ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, por u arrestua pas demonstratave të vitit 2009. Tani i është ndaluar të ushtrojëprofesionin i tij, dhe po merret me shkrimin e kujtimeve të tij dhe disa librave politikë.

Është një situatë e rrezikshme për sistemin dhe vendin. Çdo gjë mund të ndodhë në çdo moment”- shprehet ai. Ai beson se qeveria gjendet  një situatë të vështirë. Paratë kanë mbaruar për shkak të sanksioneve. Dhe buxheti për vitin e ardhshëm fiskal që nis më 21 mars, parashikon një defiçit prej 50 për qind.

Zeidabadi thotë se qeveria ka në dispozicion tre mundësi:të shtypë para, edhe pse kjo do të rrisë inflacionin. Por përndryshe s’do jetë në gjendje të paguajë nëpunësit e saj. Në të dyja rastet, ka tëngjarë të ndodhin protesta të reja. Mundësia e tretë është që Teherani të negociojë me SHBA-në.Atëherë protestat kundër qeverisë do të ndaleshin thotë Zeidabadi.

Shumica e iranianëve, janë në favor të bisedimeve. Por negociatat do të ndryshonin vetë identitetin e sistemit. Kjo është frika më madhe e regjimit”- thekson ai. Atë mbrëmje shkova në Kafe Movazi në qendër të Teheranit. Zahra Rezai është 21vjeçe. Ajo studion pëinxhinieri nafte në Universitetin Sharif.

Është fetare, dhe mban në kokë një shami të zezë. Zahra është anetare e një shoqatë konservatore studentore në universitet, por thotë se në këtë rast flet vetëm për veten e saj. Ajo deklaron se gratë fetare si ajo vetë, janë menaxheret e ardhshme të këtij vendi, dhe kjo gjë i duhet bërë e ditur gjithë botës.

Ajo e përshkruan gjeneralin Sulejmanin si baba dhe bir të Iranit. Dhe thotë se ajo pa dorën e Zotit” tek zija masive që u mbaj pëSulejmanin, por edhe në sulmin ushtarak iranian kundër objektivave amerikane në Irak. Po atë mbrëmje takova pak më vonë 23-vjeçarin Alborz Habibi. Ai po kryen studime master mbi studimet evropiane në Universitetin e Teheranit. Habibi është një aktivist politik në lëvizjen studentore. Ai e sheh veten si një reformator. Thotë se nuk dëshiron ndryshimin e regjimit por shton:”Ne kemi nevojë për ndryshime në këtë vendpër liri sociale dhe politike.

Ai thotë se studentët janë një forcë shumë e rëndësishme për të ardhmen e Iranit, ndërsa numëron 3 grupime politike midis tyre. Të parët janë konservatorët dhe fondamentalistët, që kanë burime të konsiderueshme financiare, dhe janë të vetmit që lejohen të organizohen në shkallë vendi.

Më pas vijnë reformatorët, ishpërkrahës të qeverisë së Hasan Ruhani, që tani i kanë kthyer shpinën të zhgënjyer. Dhe së fundi, janë të majtët. Dhjetëra studentë u arrestuan në universitetin e tij pas trazirave të nëntorit 2019.

Por kjo nuk i pengoi studentët të protestonin sërish në mes të janarit. Situata aktualisht është e qetë në kampuse. Dhe askush nuk po bën fushatë për zgjedhjet parlamentare të këtij muaji. Por Habibi nuk ka dyshime se protestat, do të shpërthejnë sërish shumë shpejt. Do të ketë një arsye të re, dhe ato do të nisin prapëKërkesat e njerëzve për liri, drejtësi dhe ndryshime të vërteta, nuk janë përmbushur. / “Der Spiegel” – Bota.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Evropa duhet të tregojë dhe ushtrojë fuqinë e saj në botën e sotme

Nga Josep Borrell Sfidat gjeopolitike që po shohim sot, nënvizojnë emergjencën me të cilën Bashkimi Evropian duhet të gjejë rrugën...

Close