X

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi”, gruaja e aksidentuar akuzon Ilda Bejlerin për këmbën e thyer, ç’i tha prezantuesja në mes të rrugës


Enriketa Gjuzi, gruaja e cila sipas njoftimit të policisë është aksidentuar ka rrëfyer se çfarë ndodhi pranë vijave të bardha mesditën e sotme. Në një prononcim për Dritare.net, Gjuzi shprehet se personi që e ka aksidetuar është moderatorja Ilda Bejleri. Ajo tregon se prezantuesja e ka përplasur dhe e ka hedhur dy metra tutje dhe nuk ka ndaluar.

Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri,”- shprehet gruaja në fjalë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Ilda Bejleri u përfol si shkaktare aksidenti, reagon Policia

Mediat shpërndanë ditën e sotme një lajm, sipas të cilës makina e gazetares sportive Ilda Bejleri është përfshirë në aksident...

Close