X

Ilda Bejleri u përfol si shkaktare aksidenti, reagon Policia


Mediat shpërndanë ditën e sotme një lajm, sipas të cilës makina e gazetares sportive Ilda Bejleri është përfshirë në aksident duke lënë të lënduar rëndë shtetasen Enriketa Gjuzi, 63 vjeç.

Vetë gazetarja e ka mohuar lajmi, ndërkohë që rasti është bërë i njohur edhe nga Policia, që njofton se është në kërkim të makinës që shkaktoi aksidentin.

Tiranë/ Informacion Paraprak

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin.’

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Aksidentoi 64-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja?, reagon Ilda Bejleri

Moderatorja e emisionit të sportit “Procesi sportiv”, Ilda Bejleri ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan ditën e sotme në media...

Close