X

Avokati i ditur Ngjela: Po penetron kapitali amerikan! Kapitali europian, pa kapacitet dhe me prirje socialiste. 

Një lajm të madh derdhi sot në rrjetet sociale, zëdhënësi i FBI-së dhe i Departamentit të Shtetit, kur në Shqipëri mungon Palmeri, avokati ynë shumë i ditur dhe njëkohësisht shumë i njohur, Spartak Ngjela.

– A do të ndryshojë dot struktura e sistemit ekonomik në Shqipëri? Politika amerikane u shpreh botërisht që kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri, – pyet dhe më pas fillon të përgjigjet po vetë, avokati ynë i ditur.

– Nëse Amerika, do që të arrijë interesin e saj në Shqipëri, atëherë paralel me bazat ushtarake që ka në plan, duhet të fillojë edhe penetrimin e kapitalit amerikan, – mëson edhe vetë Amerikën, avokati i shquar.

– Po kapitali europian? Kapitali europian nuk ka kapacitet real që të penetrojë në Shqipëri, sepse ekonomia e Bashkimit Europian, është ende një ekonomi me prirje socialiste. Edhe vetë Gjermania, nuk e lidh dot interesin politik në funksion të tregut, bazave ushtarake dhe gjeopolitikës, që synon njëherësh hapësira ekonomike dhe politike përtej Evropës, – na ndriçon edhe më tej, për ekonominë, avokati ynë i ditur.

– Shqiptarët po presin nga aleati i tyre i madh, – konkludon avokati. Fakti që paralel me këtë skemë, vjen dhe shpaloset hapur edhe akti politik amerikan, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, kuptohet se, për shqiptarët, ky vit do të jetë viti i ndryshimit të madh.

Dhe këtu avokati i famshëm e ka fjalën për SPAK-un, që do t’i japë dërrmën korrupsionit të niveleve të larta në Shqipëri.

PS. Për t’u bërë me dije dhe për t’i kuptuar edhe më mirë idetë e mëdha të avokatit tonë të njohur dhe sidomos, mësimet që ai i  jep edhe vetë Amerikës, lexoni gjithë statusin e mëposhtëm!

/TPZ.al/Tej e këtej/

SPARTAK NGJELA – FAQJA ZYRTARE

A do të ndryshojë dot struktura e sistemit ekonomik në Shqipëri? Politika amerikane u shpreh botërisht që kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri.

I.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, e sapoardhur në Tiranë, deklaroi para dy ditësh: “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”. Kjo ishte hera e parë që politika amerikane e përmend këtë. Por, ky aspekt i ri me karakter ekonomik, vjen dhe del në pahun e politikës amerikane, pas aspektit ushtarak që ka të bëjë me bazat ushtarake amerikane në Shqipëri. Dhe sigurisht që nuk është një gjë e rastit, por një interes i menduar dhe i strukturuar mirë, brenda filozofisë amerikane për politikën e saj globale në zonat e interesit dhe të influencës.

ll.
Nëse Amerika do që ta arrijë interesin e saj në Shqipëri, atëherë paralel me bazat ushtarake që ka në plan, këtu, duhej të fillonte edhe penetrimin e kapitalit amerikan. Pikërisht këtë lajm na e dha para dy ditësh ambasadorja Yuri Kim, kur tha se “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”.
Po kapitali evropian?

Kapitali evropian nuk ka kapacitet real që të penetrojë në Shqipëri, sepse ekonomia e Bashkimit Evropian është ende një ekonomi me prirje socialiste. Dhe vetë Gjermania, në një vend jashtë saj, nuk e lidh dot interesin politik në funksion të tregut, bazave ushtarake dhe, gjeopolitikës që synon njëherësh hapësira ekonomike dhe politike përtej Evropës.

Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, pasuri të mëdha minerare, prodhim bujqësor të nivelit të lartë cilësor, dhe ka një emigracion të madh prej një milionë shqiptarësh në Evropë. Që të gjithë të punësuar. Ky emigracion disponon sot rreth 20 miliardë dollarë vetëm si depozitë bankare në Itali, Greqi, Gjermani dhe në Angli. Por këto para sot nuk investohen dot në Shqipëri, sepse struktura shtetërore është korruptive.

Asnjë kapital tjetër, përvrç kapitalit amerikan, nuk i ka mundësitë që të konvergojë në një pikë intresin politik, interesin gjeopolitik, interesin ushtarak dhe interesin ekonomik, kur është fjala për një vend të veçantë, i cili mund të bëhet epiqëndra e një zone gjeografike. Kuptohet se tani, i tillë është për interesin amerikan Ballkani Perëndimor.
Por, vetëm bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ia jep mundësinë e epiqëndrës zonale politikës amerikane, me të dy shtetet e saj: me Shqipërinë dhe me Kosovën.

lll
Shqipëria duhet të fillojë prodhimin industrial, rikonstruksionin e sistemit ujitës në bujqësi dhe krijimin e fermave të mëdha bujqësore. Rritjen deri në maksimum të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës dhe atë të mineraleve të tjerë: krom, bakër dhe boksite

Asnjë kapital tjetër përveç kapitalit amerikan, nuk e ka mundësinë për një plan të tillë kaq ambicioz, i cili do të krijonte kapacitetin ekonomik dhe ushtarak, njëlloj si shteti i Izraelit në Lindjen e Mesme.

Kush e ka ndaluar penetrimin e Rusisë dhe Kinës në Lindjen e Mesme? Politika amerikane me epiqendër në Izrael.
Kush do ta frenonte penetrimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor? Politika amerikane me epiqendër Shqipëri-Kosovë.
Kjo duhet të jetë skema amerikane, dhe ky në fakt është synimi i interesit amerikan.

Kurse shqiptarët po presin nga aleati i tyre i madh.
Fakti që, paralel me këtë skemë vjen dhe shpaloset hapur edhe akti politik amerikan kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, kuptohet se, për shqiptarët, ky vit do të jetë viti i ndryshimit të madh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Stambolli digjet, Luli me gjyshen shkon në pazar dhe ble katër kokrra shegë me OMGJ

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i Opozitës së Bashkuar, ka kapërcyer sot të gjitha parashikimet dhe fantazitë e popullit opozitar...

Close